ZINNI VESHI


Bashkebisedim me piktorin Zinni Veshi
Botuar ne Gazeta Shqip

18/01/2010

Piktori, Zinni Veshi, pjesemarres ne konkursin nderkombetar "Onufri 2009", flet per pikturen, si vjen dhe si percillet ajo ne konceptin e tij e, mbi te gjitha, si vleresohet ajo ne "kohen tone". "Arti tani eshte zhveshur nga thelbi i tij, dhe nga tipari themelor i jetes se tij: nga ekskluziviteti i vet i pameshirshem. Tani eshte bere inkluziv dhe ne gjakun e tij kane hyre masat e stermedha te mediokerve. Ky eshte tipari i kohes tone: zhvendosja e artit jashte natyres se tij, qe do te thote vdekja e tij", komenton piktori

Thote se jeta e artistit eshte nje sakrifice e pafund, se vepra e artit dhe realiteti jane dy gjera krejt te ndryshme, thote gjithashtu se ne art mbisundon vetem cilesia. Ai gjithashtu eshte i mendimit se ne themelet e nderteses se artit eshte kontradikta e madhe dhe e pazgjidhshme e elementeve kontrastues. Kushdo qe ka gjetur zgjidhje perfundimtare ka kryer vetevrasje. E vetmja zgjidhje eshte te jetuarit se bashku e elementeve te kunderta... Keto jane vetem disa prej detajeve te nje bashkebisedimi te ndjere dhe te thelle, ku piktori vlonjat, Zinni Veshi, pjesemarres ne konkursin nderkombetar "Onufri 2009", me vepren me tri akte te titulluar "Snapshot", rreh mendimet dhe parashtron idete e tij.

Konak fjale art me piktorin Zinni Veshi


Krenar Zejno: Falenderime dhe urime per pjesemarrjen ne ekspoziten "Onufri – deshire dhe deshmi". Me shpresen se konaku i bisedes do te na shkoje mbare edhe per nxenie, pikesepari e sa per nxehje: domethenia e nje piktori eshte ajo qe ai mberrin ne tablo, apo ajo cka do te donte te mberrinte, kur vepra diku e deshmon ate?

Zinni Veshi: Padyshim, domethenia e nje piktori eshte e lidhur me rezultatin e punes se tij, te pakten per momentin, domethene me cka ai arrin ne tablo. Vepra e tij – pika ku ai mberrin – eshte pasqyre e tere subjektivitetit te tij dhe ka hapesira shume me te medha sesa ne rastin kur vepra arrin te deshmoje deshirat e artistit, qofte edhe thellesisht. Deshirat, te cfaredo forme qofshin, jane teper te percaktuara dhe si te tilla behen, ne nje fare menyre, pengese per piktorin, mbasi keshtu ai synon qe ne fillim stacionin ku do te arrije. Pa filluar ende te pikturoje, di fundin, rezultatin. E kjo behet nje forme te menduari dhe te operuari teper e konturuar, teper e mbyllur, teper e palire, teper e ngurte.
Rasti tjeter - kur artisti identifikohet me ate cka arrin ne vepren e tij, te ben te mendosh qe rezultati i punes se tij nuk eshte thjesht fryt i ideve fillestare, por edhe i fenomeneve qe hasen gjate rruges rastesisht, spontanisht; mundesi te reja te pa paramenduara, qe lindin ne pune e siper. Dhe keto jane te nje rendesie te pamat per artistin-piktor, sepse ne kete menyre vepra mund te behet me komplekse dhe pasurohet pa fund. Nje veper arti e ndertuar ne menyre te tille nuk ka ndonje stacion te fundit per te ndalur, eshte me teper si nje spirale e pafund shtresash pikture dhe thjesht eshte nderprere ne nje moment te caktuar; vepra behet "pikture-proces", qe pasqyron rrugen se si u ndertua, behet deshmi e: "cfare ndodh ne rruge e siper" si nje lum i rrembyer qe krijon vetveten, duke marre gjate rrjedhes c'te munde.

Zejno: Cili do te ishte ai cast i lume i ploterise se tablose, ku vektoret e forcave ne te arrijne te vendosin nje paqe, ne mos perfundimtare te pakten nje, si te thuash, armepushim?

Veshi: Kur u pyet Jackson Pollock se si e kuptonte kur puna kishte mbaruar, u pergjigj duke pyetur: si e dini se kur mbaroni se beri dashuri? Eshte vertet moment i veshtire ne fakt. Gjate procesit te piktures, artisti mund te afrohet shume me punen e tij, duke humbur keshtu distancen e domosdoshme midis tij dhe vepres. E veshtire ta shpjegosh; mbetet nje fenomen qe nuk ka te beje shume me intelektin, eshte me teper i lidhur me boten e sensacioneve, ndjesive dhe intuiten.

Zejno: Me c'duket, letersine na e ben kembimi, ndeshja, paqtimi dhe udhakimi i perbashket i fjaleve vargan, qe me tej shtrihen, shtriqen, ngrihen, ndahen dhe secila kerkon hisen e vet te diellit, mandej te shtegut ku prape diku takohen, e keshtu me tej. Dhe ku ndjenja, frymerima, ritme e rima perplasen, puqen e luajne… Piktura?

Veshi: Kjo loje e pafund dhe intensive e elementeve eshte thelbi i piktures, eshte zemra e saj, shtrati i saj abstrakt. Eshte, si te thuash, nje loje-beteje, ku gjithcka eshte kunder gjithckaje: kolori kunder kolorit, linja kunder linjes, vektoret e forcave kunder njeri-tjetrit, materialiteti i mediumit te perdorur kunder gjithckaje qe cenon natyren e vet, figuracioni kunder cdo gjeje qe shqeteson figurshmerine e tij, etj. Nje beteje homerike ku te vraret ngrihen nga pluhuri dhe luftojne prape, shtyjne, godasin, kafshojne dhe perqafojne njeri-tjetrin. Dhunojne hapesirat e tyre: deformojne, ekzagjerojne dhe kafsherojne konfigurimin e tyre. Te duket sikur nje ze ulerin nga dhimbja ne nje cep te tablose dhe nje kenge qiellore ndihet ne anen tjeter; nje trompete lufte can qiellin ne te majte, nje vello e tejdukshme bie ne toke ne te djathte; nje denese e nderprere ndihet nga sfondi (background), nje e qeshur e dhjamosur imponohet ne foreground. Gjithcka ndodh perpara nesh, ne nje hapesire te ngushte dhe pa thellesi. Gjithcka perseritet pafundesisht nen nje ritem gotik dhe te krijon sensacionin e nje simfonie qiellore; gjithcka perseritet perhere nen nje ritem romanesk dhe te krijon ndjesine e nje konstruksioni grotesk. Ritem nepermjet perseritjes. Perseritje e pafund e elementeve me jete te dyfishte.

Zejno: Epokat risjellin e perserisin edhe mosmarreveshjen midis te berit te vepres se artit plot elemente jete te dyfishte dhe ujdise me realitetin per ta deshifruar, shpallur, bere te njohur, gjer dhe shitur ate materialisht a shpetuar moralisht. Ujdisja e kesaj pjese reale te jetes se dyfishte te vepres, pas pjelljes se saj i takon pra edhe administrimit neper ingranazhet e realitetit me te cilin, ne fakt, arti eshte i perkundert. Arti, sidomos piktura, ne dekadat e fundit eshte derivati brenda caqeve normal i kesaj perplasjeje, apo nje krize me e thelle dhe pesimiste se kaq?

Veshi: S'ka si te ishte ndryshe, vepra e artit dhe realiteti jane dy bote krejt te ndryshme. Para se gjithash, ne realitetin njerezor mbisundon mesatarja, ne art vetem cilesia ka vend dhe mundesisht sa me e larte. Se dyti, vepra e artit eshte thellesisht krijuese, dhe operon gjithmone me elemente e nderthurje te reja (e panjohura eshte teper e kerkuar); realiteti i njerezve eshte i orientuar me teper rreth perseritjes se strukturave te njohura mire, dhe mundesisht pa surpriza. Se treti, vepra e artit nuk ka ndonje kuptim ose qellim utilitar, ne realitetin njerezor vetem objekt–komoditetet kane kuptim. Per me teper, problemi veshtiresohet dhe me shume me artin e piktures, qe eshte i veshtire per t'u kuptuar dhe kaq shume i keqkuptuar.
Gjerat ndryshojne kryekeput nen pikepamjen e individit te vecante ku arti merr kuptim dhe behet i domosdoshem. Individe me predispozicion per te kuptuar e ndjere vepren e artit, te kultivuar dhe me eksperience ne kete fushe, kane nevoje psikologjike e shpirterore per artin e piktures, per heshtjen e saj te zhurmshme, per rrezatimin e saj plot mister. Keta behen atdheu i artistit. Vetem ne kete pike artisti-piktor nuk eshte me vetem ne mes te shkretimit te shkretetires njerzore. Vetmia e tij e madhe ka per ambient kete shtrese te holle intelektualeshme me te cilet hyn ne maredhenie. Midis artistit dhe ketyre individeve te vecante e me mendje te larte, idete e kohes jane reflektuar e diskutuar. Midis tyre behet e mundur qe shpirti i kohes te shprehet e te marri forme. Vetem keshtu arti i madh vjen ne jete.
E kunderta ndodh me komercializimin e tij. "Arti" nen kete qiell te ri nuk eshte me shprehes i larte i simfonise madheshtore te kohes se vet, por thjesht i nenshtrohet idese se marketingut: kerkese-oferte si cdo objekt tjeter. "Arti' tani eshte nje nder te shumtit objekt-komoditetet e realitetit njerezor. Nuk eshte me nje dukuri teper speciale dhe e vecante e jetes. Tani gjithcka eshte art dhe gjithkush eshte artist e mund te behet i famshem te pakten per 15 minuta. "Arti" tani eshte zhveshur nga thelbi i tij dhe nga tipari themelor i jetes se tij: nga ekskluziviteti i vet i pameshirshem. Tani eshte bere inkluziv dhe ne gjakun e tij kane hyre masat e stermedha te mediokerve. Ky eshte tipari i kohes tone: zhvendosja e artit jashte natyres se tij, qe do te thote vdekja e tij. Eshte nje lloj gllaberimi qe realiteti njerezor i ka bere botes se artit.
Do te shkepus nje fragment nga intervista "A life in theory" e Sylvere Lotringer, profesor i filozofise dhe literatures Franceze ne universitetin Columbia dhe editor i Semiotext, dhene per gazeten The Brooklyn Rail (September 2006)l: "…Tani arti eshte bere i shenjte ne menyren me te shpelare. Cdo gje paksa e re mbulohet aty per aty nen lavdet e fryra dhe enjtura te gjuhes kuratoriale, qe eshte cfare ka ngelur nga teoria. Eshte nje ndjesi ngjethese rreth gjithe kesaj, sikur te qe nje lloj marreveshjeje e fshehte, cdokush duke u perpjekur tej mase te jete si ne ekstaze rreth artit. Sikur gjithkush eshte ne Prozak, te shqetesuar se mos rezerva mund te shteroje krejt papritur. Eshte eufori ne prag te nje shterimi mendor. Askush nuk dukej t'u besonte syve qe mund te ishte kaq mire dreqi ta marre (so fucking good). Cdokush e ndjen qe eshte falsitet, e gjithe situata eshte mashtrim kolektiv – vepra perfundimtare e artit…
Nje gje e ngjashme i ndodhi teorise ne France ne fund te viteve ྂ kur "Filozofet e rinj" (Bernard – Henry Levy, Andre Glucksmann, etj.) po brohoriteshin nga shtypi Francez si e reja e se ardhmes se afert. Deleuze pa ne te fillimin e nje ere te re, nje rikthim tek ideja e nje autori, dualizem i thjeshtezuar, koncepte te medha boshe. Qe marketim letrar ose filozofik. Qe ketej e tutje, shkroi ai ne "Rreth Filozofeve te Rinj dhe nje problemi me te pergjithshem", nuk do te qe e nevojshme te lexoje vete librat, pse gjithe cfare duhet eshte te arranxhosh artikujt ne shtyp, intervistat, konferencat, programet e radios dhe televizionit, polemikat ne media per te terhequr vemendjen e publikut, etj. E gjitha kjo, ai shtoi ironikisht, "nuk e pengon ate qe te behet modernizem i thelle, nje analize qe perkryeshmerisht i pershtatet peizazhit dhe tregut…
Ndersa teoricienet si Roland Barthe ishin duke perkrahur "vdekjen e autorit" media thjesht nxitoi te okupoje vendin dhe te vendose autoret e saj te pelqyer, dhe ne te njejten kohe te perdorte vetveten si nje arbiter te mendimit. Deleuze e quajti kete: Horror. Cfare ndodhi atehere u pa mire nga cdokush: ishte fundi i 'Teorise Franceze" si levizje intelektuale. I njejti tmerr po i ndodhte arteve kontemporane. Arti nuk eshte bere me nga artistet, por nga galeristet, recensuesit, intervistuesit, thashethemexhinjte e kolonave, e orkestruar kjo nga koleksioniste te pasur dhe te perkrahur nga bankat dhe institucionet e fuqishme te artit me influence globale."
Sic shihet kriza e sotme ne boten e artit eshte shume me e thelle dhe me pesimiste sesa do te ishte thjesht nga perplasja e dy boteve pa asgje te perbashket. Tmerri i vertete eshte fakti qe qenia mesatare dhe e rendomte sa s'ka ku te veje me, sot mbizoteron ne boten e artit. Vetem ne kete pike pesimizmi s'ka kufi; gjendja duket e pashprese, jeta behet e pakuptimte dhe pa interes, merzia dhe bezdia ngjyros gjithcka, banaliteti sundon gjithkund.
Nga ana tjeter per artiste te talentuar eshte nje kohe e favorshme per te krijuar vepra te verteta arti. Talenti i sotem ka cfare te zgjedhe, te kombinoje e te ndertoje nga tere kjo trashegimi e pasur e artit te bere nga breza artistesh te medhenj e te fisem. Nga kjo pikepamje koha qe po jetojme eshte e jashtezakonshme per te krijuar art te vertete.

Zejno: Piktura ka nje jete te veten dhe piktori rreket ta ndihmoje qe ajo te shfaqet, apo piktura kujdeset qe te shperfaqe vertetesisht e te sublimoje ne kanavace jeten e piktorit? Artisti pikturon jeten e vet apo jeteson pikturen predikat qe ka lindur me te?

Veshi: Jane te dyja te verteta, edhe pse kontestojne njera-tjetren. Natyrisht qe artisti pikturon jeten e vet, subjektivitetin e vet, psikiken e vet dhe ngjarjet, ndodhite, idete dhe fenomenet qe ndodhin brenda kafkes se tij. Ne te njejten kohe perjeton dhe jeteson vepren e artit qe ka lindur me te. Te dyja krijojne njera-tjetren: psikika e artistit hyn ne mbreterine e artit, kupton dhe respekton ligjet e kesaj bote dhe ne te njejten kohe ushtron influencen e vet mbi to, i ngjyros, si te thuash, me mevetesine dhe vecanesine e vet. Eshte si dielli qe zhytet ne oqean. Eshte po aq e vertete qe arti, piktura, ka dimensionet e veta, universin e vet dhe nuk mund te perdoret thjesht per te ilustruar jeten e artistit. Artisti-piktor nuk ben gje tjeter gjate jetes, por mundohet ta kuptoje dhe ta ndihmoje kete bote te vije ne jete dhe te shfaqet sa me plotesisht, sa me lartesisht te jete e mundur, nepermjet nje pune dhe dedikimi te jashtezakonshem plus talentin qe i eshte dhene ne mengjes te jetes se tij. Jeta e artistit nga kjo pikepamje eshte nje sakrifice e pafund, mundim dhe deshire e pambarim, perpjekje intensive dhe epifani e papershkrueshme; jeta dhe bota e tij eshte e nxehte dhe e akullt, ne te njejten kohe. Megjithate ne menyren me absolute artisti piktor, me artin dhe vepren e vet, i jep forme dhe jeteson pikturen qe ka lindur me te, fillimisht nje "berthame", por me mundesi qe te rritet, te pasurohet, e te behet nje univers me vete.

Zejno: Vepra me tri akte, "Snapshot", ne "Onufri" eshte edhe zhvillim drejt "me pak se figurshmes" ne raport me aktet e meparshme me te cilat ruan thelbin narrativ, por gjithnje e me pak pershkrues. Ishte rasti qe me qartesoi me teper verejtjen e Pikasos: "Arti abstrakt nuk ekziston. Ju gjithmone duhet te filloni me dicka, pastaj mund ta ftilloni duke larguar vazhget e realitetit".

Veshi: De Kooning e ka shprehur ne kete menyre paradoksin e perjetshem te piktures: "(piktura) nuk ka kuptim pa te (figuren), dhe nuk ka kuptim me te. Ne themelet e nderteses se artit eshte kontradikta e madhe dhe e pazgjidhshme e elementeve kontrastues. Kushdo qe ka gjetur zgjidhje perfundimtare ka kryer vetevrasje. E vetmja zgjidhje eshte te jetuarit se bashku e elementeve te kunderta. Ne procesin e piktures ka momente te mrekullueshme, ku gjithcka qendron me njera-tjetren, ka momente ku gjithcka vibron se bashku si ne nje simfoni madheshtore. Jane dy tendenca ne pikturen time, qe jane ne lufte te vazhdueshme me njera-tjetren. E para eshte prirja drejt nje pikture absolutisht abstrakte dhe e dyta eshte deshire per te figurshmen (figuren e njeriut ne vecanti). Shtrati abstrakt shpreh vetveten pergjithesisht nepermjet tre elementeve perberes: struktura kromatike, vektoret e forcave dhe cilesia e mediumit. Te tre keta faktore kane natyre abstrakte dhe jane te mjaftueshem per te ndertuar vepren. Te tre perbejne trinitetin abstrakt te artit te piktures. Elementi i katert, figura, vjen nga nje bote tjeter, nga te tjera dimensione dhe futet ne hapesiren e ngushte te tablose. Nga vete natyra nuk eshte abstrakt dhe ka ligje te tjera te shprehuri. Se bashku me faktoret e tjere perben elementin e katert te piktures, ose me sakte bashkesine 3+1. Keto jane dy orkestra te ndryshme qe mundohen te lozin ne te njejten shkalle. Keshtu figurat jane skematizuar dhe gjeometralizuar qe t'i pershtaten me mire konstruktit abstrakt te piktures. Ne kete menyre eshte bere e mundshme qe marredheniet mes tyre te mos shprehen nepermjet narracionit, por nepermjet mjeteve formale te koloritit, linjes, formes, kompozimit dhe nepermjet kontrastit ne ekspresionin e tyre. Ne fakt, nuk eshte figura qe mundohet te zere vend ne hapesiren haptike (haptic) te piktures, por ekspresioni i saj hyn ne marredhenie me levizjen e vektoreve te forcave qe popullojne rrafshin e tablose.

Zejno: Por ka nje ngerc, vec te tjerash edhe terminologjie e kultivimi leksikor, qe shfaqet shpesh ne konceptualizimin e bisedes per nje tablo. Ndoshta nje tjeter here do te ishte e nevojshme te sqarohej me gjere kjo hapnaje ngerthimi e kapjes perceptive te "haptic space" dhe ai akt akut i rrokjes ndjesore te shpalosjes se tablose, ku shihet e perfshihet ne nje cast permbajtja e telajos, prej se ciles duket edhe sikur dic te sheh! Atribut te cilin vepra letrare nuk ta lejon ne menyre imediate. Por ndoshta per te kuptuar kete, mbetet me se pari problematik ambiguiteti i termit "sfond" ne gjuhen shqipe dhe pamjaftueshmeria e korrespondentit te sakte "fond" ne sensin e raportit te thellesise me siperfaqen, apo thellesise ne siperfaqe; gje qe ben te lengoje edhe diskuri mbi formen e permbajtjen, themelin, fasaden, brendine, perspektiven a syprinen e tablose, si dhe shperfaqjen e daljen e tyre ne pah. Megjithate, le te gjejme nje rrugedalje formale per te folur per raportet e ketyre ne jeten e nje pikture. Dhe shpresen per nje konak bisede ne te ardhmen...

Veshi: Analiza e formes se nje vepre arti eshte akti me i rendesishem mbas kryerjes se saj. Se pari, te berit e kesaj analize nga vete artisti hedh drite mbi elemente, marredhenie dhe struktura qe vijne ne jete krejt spontanisht, aksidentalisht. Fakti qe keta faktore (te cilet vijne nga zona te erreta te subjektivitetit te artistit) jane kuptuar nga intelekti eshte e nje vlere te pallogaritshme per zhvillimin artistik te piktorit. Se dyti, po aq vitale eshte te shprehurit, te artikuluarit, te komunikuarit e ketij perftimi. Te berit te kuptueshme te problemeve formale te piktures kerkon nje gjuhe teper te specializuar, nje leksik te pasur dhe me opsione dhe nje terminologji specifike. Sa me larte te jene arritur keto kondita, aq me krijuese dhe interesante do te jete edhe shpjegimi i formes se piktures. Se treti, gjate procesit te formulimit te piktures, ide te reja shfaqen, te cilat behen ushqim per punet e ardhshme. Konkretisht, ne artin e piktures, marredheniet e thellesise dhe sfondit jane baze per krijimin e hapesires piktorike. Menyra se me cfare mjetesh formale eshte krijuar kjo hapesire percakton karakterin dhe tipin e vepres. Ne rastin tone, fjala sfond percakton ne nje fare menyre hapesiren iluzore, qe zhvillohet thelle e pertej kufirit te planit te telajos. Por i mungon fjala per planin e pare dhe eshte mjaft keqardhese per arsye se eshte shume shprehese per marredheniet optike te piktures. Ne anglisht keto marredhenie jane te shprehura nepermjet lidhjes se fjaleve "background – foreground". Ndryshe nga lidhja "parasfond – sfond", "background - foreground" shpreh fizikalitetin e dukurise dhe karakterizon me teper hapesiren haptike (haptic space) te piktures. Sic dihet, ne pikturen moderne rrafshi i telajos eshte kufiri i hapesires se vet. Ajo zhvillohet nga plani i prapme (background) drejt planit te perparme (foreground). Ne shqip kjo dukuri mund te shprehet me marredhenien midis planit baze dhe planit te perparme. Ne kete menyre i pergjigjet me mire materialitetit dhe cilesive karakteristike te mediumit te perdorur. Ne kete hapesire klaustrofobike jane shtrydhur te gjitha elementet formale te perdorura nga piktori. Ne kete hapesire te ngjeshur eshte presuar tere universi i artistit-piktor. Ne kete hapesire te ceket zhvillohet tere drama e artit modern. I njejti fenomen qe ndodh edhe ne letersi. Xhojs ne vepren e vet "Uliksi" a nuk e sjell tere historine e njerezimit ne plan te pare? Gjithcka zhvillohet ne driten e se tanishmes dhe jo ne thellesine e se shkuares.
Zhvillimi i kritikes se piktures do te sjelle edhe zhvillimin e gjuhes dhe terminologjise qe perdoret per shpjegimin e saj. Eshte ky nje zhvillim qe nuk mund te vije vetem me perpjekjet individuale, por me pjesemarrjen e individeve me aftesi dhe inteligjence te larte. Qe vijne nga fusha te ndryshme: shkence, filozofi, letersi, muzike dhe pikture. Vetem duke folur per artin, duke komentuar e analizuar veprat e njeri-tjetrit behet e mundshme zhvillimi i kritikes. Ne te njejten kohe krijohet edhe mjedisi artistik aq i nevojshem ne kohen tone.

Zejno: Ashtu qofte!

Copyright © Zinni Veshi 2013